Nesër besimtarët myslimanë festojnë festën e Kurban Bajramit.
Sivjet, ndryshe nga viti i kaluar, është vërejtur një ngritje e çmimeve të kurbanëve.
Valon Buzuku, blegtor nga Hajvalia, tregon se këtë vit kërkesa për prerjen e kurbanëve ka rënie.
“Deri më tani tek ne janë bërë 20 porosi për kurban, vitin e kaluar ka pasur më shumë kërkesa në këtë vit ka më pak për shkak të çmimeve të larta, është arsyeja e Bashkësisë Islame që ka çmimet të ulëta ka vendosur çmimin 160-170 euro, neve na ka dëmtuar shumë. Një qingj afër tre muajsh ka afër 30 kilogram, një kilogram shitet gjashtë euro, që i bie 180 euro. Porosit për kurban kanë filluar që dy javë”, tha ai.
Ai thotë se çmimi i një kurbani është mbi 200 euro, por varet edhe nga madhësia.
“Çmimi i mesatar i kurbanit është mbi 200 euro e lartë, shëndetin e kanë shumë të mirë i kemi pasur në kontroll tek veterinari dhe gjithçka është në rregull. Mishi i kurbanit ndahet në shtatë pjesë por varet gjithçka nga madhësia e kurbanit”, u shpreh ai.
Buzuku gjithashtu na tregon kriteret për zgjedhjen e një deleje për qëllime kurbani.
“Kemi afër 250 copa. Delet që i ofrojmë për blerësit janë delet përmbi 6 muaj, dashi. Kriteret për kurban janë të jetë mbi 6 muaj, të mos jetë me të meta, mos të jetë i verbër, tapall, veshin mos ta ketë të prerë”, përfundoi ai.
Për shitjen e kurbanëve u organizua edhe Bashkësia Islame e Kosovës.
BIK njofton se të gjithë ata të cilët duan t’ia besojnë therjen e kurbanit kësaj bashkësie, duhet të paguajnë 160 euro për një kurban, mish ky i cili do të shpërndahet te besimtarët e besimit islam.
Namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor do të falet në ora 05:34. /Arbresh.info/EdonaKrasniqi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...