Vala e rritjes së çmimit të bukës nga 30 në 40 centë ka përfshirë edhe Suharekën dhe në fshatrat Mushtisht, Shirokë, Sopi dhe Bukosh.
Bukëpjekësit e këtyre lokaliteteve po thonë se po atakohen padrejtësisht dhe se ata janë pala më e dëmtuar në të gjithë këtë situatë.
Agim Vorfaj pronar i një furre në fshatin Mushtisht të Suharekës foli për gjendjen aktuale të ngritjes së çmimit të produkteve të miellit.
Ai thotë se si pronarë të furrave janë në një situatë shumë të vështirë.
“Pos çmimit të miellit që është rritur shumë në 5-6 ditët e fundit, ka pasur rritje të çmimeve në të gjitha produktet e tjera, si sheqeri, susami, i cili është shtrenjtuar për 2 Euro, madje rritje edhe në qeset dhe letrat për paketimin e bukës dhe produkteve tjera. Të gjitha këto produkte dhe materiale janë të domosdoshme për ne pronarët e furrave”, tha Vorfaj për kallxo.com.
Këtë ngritje të çmimit, sipas tij, e kanë bërë vetë kompanitë që posedojnë mullinjtë, përkundër faktit që ato kanë rezerva të mjaftueshme dhe ende e kanë produktin me çmimin fillestar dhe jo me rritje.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë