Në kuadër të aktivitetit të përbashkët të promovimit të tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë, sot në Sarandë u mbajt takimi i përbashkët i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, me përfaqësuesit e bizneseve kosovare.
Siç njofton Zyra e MTI-së, kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florijana Koka vlerësoi lartë nevojën e bashkëpunimit institucional dhe në mes të bizneseve, në fillimin e plasimit të produkteve kosovare në bregdetin shqiptar dhe anasjelltas.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi e vlerësoi të nevojshëm bashkëpunimin e dy shteteve në nxitjen e investimeve të huaja, për të ndikuar në zhvillimin e turizmit në tregun e përbashkët në vendet e Ballkanit dhe më gjerë. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami potencoi se përmirësimi i ambientit të biznesit ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. “Është mese e domosdoshme të punohet në rritjen dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare përmes bashkëpunimit komplementar, në mes të institucioneve shtetërore dhe vetë bizneseve, duke krijuar raporte të partneritetit kontraktual. Në këtë proces, është e rëndësishme të punohet edhe në bashkëpunimin e avancuar doganor dhe në ngritjen e cilësisë së produkteve dhe certifikimin e tyre sipas standardeve evropiane”, tha ajo.
Përfaqësuesit e bizneseve vlerësuan lartë këtë organizim dhe nevojën e krijimit të lehtësirave për plasimin e produkteve në tregun e përbashkët të të dyja shteteve. Gjatë ditës janë realizuar disa vizita në qendrën e depurimit të midhjes, impiantet e firmës “Mane” në ekonominë e rritjes artificiale të peshkut si dhe plantacionet me agrume. Në fund të vizitës janë lidhur disa kontrata në mes të bizneseve dhe prodhuesve të bimëve mjekësore, sektorit të prodhimit të verërave, si dhe në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...