Administrata Tatimire e Kosovës ka njoftuar se 236.2 milionë euro janë të hyrat për tre muajt e parë të vitit 2024.
Në njoftimin për media nga ATK, thuhet se
rritja është 25.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 12.2 përqind shprehur në përqindje.
“Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive, janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal”, thuhet në njoftimin për media.
ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore./Arbresh.info/
80 për qind e tiranasve kundër organizimit të “Kampionatit ...
Putini nënshkruan ligjin që ua mundëson të pandehurve t’i ba...
Indonezia ngre alarmin për shkak të shpërthimit të vullkanit...
Haradinaj i zhgënjyer me punimet në autostradën Prishtinë-Gj...
Me ftesë të Macronit, Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e...
Tentoi të fuste në Shqipëri 18 mijë euro pa i deklaruar, pro...