Organizohet tryeza për diskutimin rreth sigurisë së gazetarëve dhe hapave institucionale që po ndërmerren në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave që kërcënojnë apo sulmojnë gazetarët gjatë punës së tyre, raporton arbresh.info.
Kjo tryeze është organizuar nga Demokracia Plus në bashkëpunim me Insajderin. Po ashtu pjesëmarrës në këtë tryezë kanë qenë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Prokurori Besim Kelmedi.
Isuf Zejna nga Demokracia Plus gjatë kësaj tryeze ka thënë se rastet dhe sulmet ndaj gazetarëve kanë shënuar rritjeve viteve të fundit.
“Rastet, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve kanë shënuar rritjejet e viteve të fundit. Kjo paraqet një problem të madh për gazetarët që të shkruajnë ndaj atyre njerëzve që janë të fuqishëm ose në pushtet”, ka thënë Zejna.
Sipas tij, Gjykata nuk po e dëshmojnë se kanë dorë të butë ndaj sulmuesve të gazetarëve.
“Kemi pasur raste të sulmeve dhe kërcënime ndaj Drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës, ndaj Vehbi Kajtazit dhe Parim Ollurit. Fatmirësisht nuk ka pasur vdekje të gazetarëve”, ka thënë ai.
Po ashtu ai përmendi edhe kërcënimet ndaj gazetarëve siç është rasti i deputetit Milaim Zeka.
Zejna përmendi edhe varësin e mediav mbi sektorin privat dhe qeverinë.
“Përveç sulmeve dhe kërcënimeve kemi edhe varësi të mediave mbi sektorin private dhe qeveri, për shkak se çështja e tyre ekonomike ose financiare për çështje të marketingut”, tha ai.
Ai po ashtu tha se etika dhe profesionalizimi i mediave ende duhet të ngritët”, ka thënë Zejna.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri gjatë diskutimit ka thënë se liria e shprehjes përshkruhet e rëndësishme për demokracinë.
“Liria e shprehjes zakonisht përshkruhet e rëndësishme për demokracinë sepse i bënë të mundur të gjithë pjesëtaret e shoqërisë të jenë pjesë e vendi marrjes. Masmedia e lirë ju jep mundësin e mjaftueshme të shqyrtuar dhe shprehur mendimin e tyre se si ushtrohet pushteti publik”, ka thënë Tahiri.
Po ashtu ai ka thënë se liria e shprehjes kontribuon në luftimin e krimit dhe korrupsioni.
“Liria e shprehjes kontribuon edhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe keqpërdorimet të pozitës publike”, u shpreh ai.
Sipas tij, ende ka hapësirë për perëmisim të kësaj gjendjes.
“Andaj jemi të vetëdishëm se ka ende hapësirë për përmisim të kësaj gjendje, por jam i sigurt se institucionet e Kosovës, pavarësisht më brishtësinë e tyre jemi në rrugë të drejtë dhe rrugë të mirë për të siguruar edhe infrastrukturën ligjore dhe mbrojtje të duhur për lirinë e shprehjes”, ka thënë Tahiri.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka premtuar se do të jetë një partnerë i juaji dhe do të punojmë bashkarishtë aty ku do të bëjmë në kuadër të kapaciteteve të mija si Ministër i Drejtësisë ta plotësojmë infrastrukturën ligjore dhe në asnjë rredhanë liria e shprehjes të mos cenohet dhe puna e gazetarëve sa më pak të pengohet.
Ndërsa drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri gjatë kësaj tryeze ka thënë se organet e ndjekjes dhe të drejtësisë nuk veprojnë njësoj si për gazetarët ashtu edhe për politikanët.
“Organet e ndjekjes dhe të drejtësisë nuk veprojnë njësoj, ndaj kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe në rastet e kërcënimeve n ndaj politikanëve”, ka thënë ai.
Sipas tij ai ka thënë i komente që i shohemi edhe prej moshës 16-18 vjeçarëve ku ata na quajnë edhe UDBASH.
Ai po ashtu përmendi edhe Policinë e Kosovës kur ata thonë se nuk janë të përgatitur që të merren me rrjetet sociale.
“Ndërsa kthehemi edhe te Policia ku thonë se nuk janë të përgatitur që të merren me rrjetet sociale. Mirëpo e kundërta ka ndodhur me Besnik Mustafës, djalin e ish-kryeministri, ku menjëherë policia është treguar aktive”, ka thënë Olluri.
Po ashtu gjatë kësaj tryeze Olluri përmendi edhe gjuhën e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekës ndaj tij.
“Rasti i deputetit Milaim Zekës duke fyer Insajderin dhe duke e quajtur UDB, dhe kjo mendësi në foltoren e Kuvendit me aq minutazh të madhe dhe pa ndërhyrjen nga kryesuesi Xhavit Haliti është shqetësuese”, ka thënë Olluri.
Prokurori Besim Kelmendi ka bërë të ditur se detyra e tij që është caktuar është shumë e rëndë.
“Mua më është dhënë një detyrë shumë e rëndë nga Prokurori i Shtetit dhe ndjehem shumë keq për çdo rast që i ndodh gazetarëve qoftë edhe një fyerje shumë e thjeshtë. sepse unë e respektoj shumë gazetarinë hulumtuese, sepse shkruan për çdo të keqe që ndodh në një vend”, shtoji Kelmendi.
Po ashtu Prokurori Besim Kelmendi ka thënë se ata janë takuar me secilin gazetar që ka pasur probleme.
“ Ne jemi takuar me çdo gazetar që ka pasur probleme. Prej momentit që jam caktuar kam kërkuar që të merrem të gjithë prokurorët personalisht me çdo gazetar personalisht. Kam kërkuar që prokurori i rastit dhe koordinatori të shkojnë edhe në spital që të merren personalisht me secilën raste të dhunës së tyre”, ka thënë ai.
Kelmendi ka thënë se duke i parë statistikat e dhunës ndaj gazetarëve është i pakënaqur.
“ Duke i parë statistikat për sulmet ndaj gazetarëve, nuk jam i kënaqur aspak për trajtimin e ndaj tyre” ka thënë Kelmendi.
Sipas statistikave që ju kam kërkuar unë si koordinator jam shqetësuar sepse gjatë vitit 1999-të e deri në vitin 2016-të ka pasur 120 raste, ku ka pasur gazetarë të vrarë të dhunuar, të kërcënuar fizikisht edhe të kërcënuar përmes mediave të ndryshme ose përmes letrave anonime dhe përmes kërcënimeve të ndryshme, ka thënë Kelmendi./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën