Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se janë rritur shtesat për fëmijë.
Kurti theksoi se një qeveri si kjo, është e rëndësishme për mirëqenien e nënave dhe fëmijëve, raporton Arbresh.info
“Ka pasur parti politike që premtonin shtesa për nënat por ato nuk ishin realizuar. Një qeveri si kjo e jona demokratike që ka në rëndësi mirëqenien e nënave dhe fëmijeve. U siguruam që gjdo gjë të ishte digjitale dhe automatike. Me sistemin që krijuam për pak minuta mund të bëhej.
Me mjetet e shtesave insistuam që ti takonin nënave. Me të siguruar mjetet financiare gradualisht i zgjeruam grupmoshat deri në moshën 16 vjeqare. Pas tre viteve pas skemen e shtesave për fëmijë, po e sjellim me rritje të shtesave që po e dyfishojmë. Gjithë të mirat i paqi me shëndet fëmijët tuaj”, tha Kurti në një konferencë për medie.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha mbi 403 mijë fëmijë marrin shtesa.
“Mbi 400 mijë fëmijë që janë pjesë e shtesave jemi munduar që të rritet mbështetja për të gjithë fëmijët. Një gjë tjetër që duhet theksuar është edhe zbatimi i kësaj skeme në fund të muajit gusht sipas skemës së re. Kjo skemë koston vjetore e ka 120 milionë euro. Kjo tregon përkushtimin tonë si qeveri, sepse mundësitë që shteti ja ofron janë të barabarta”, theksoi Murati//Arbresh.info/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...