Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 20 raste të reja me coronavirus, pas testimit të 1.870 mostrave.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili i referohet raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), thuhet se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 12 pacientë, kurse janë edhe 322 raste aktive.
Në 24 orët paraprake janë dhënë 2.074 doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Prej fundit të marsit – kur nisi fushata e imunizimit – e deri më 22 dhjetor, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 778, 403 qytetarë.
Ndërkaq, që prej fillimit të dhjetorit, personat mbi 18 vjeç mund të marrin edhe dozat përforcuese dhe ato të treta të vaksinës.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë sot të ditur se personat të cilët marrin dozën përforcuese të vaksinës COVID-19 ose edhe dozën e parë ose të dytën, gjithashtu rekomandohet të marrin edhe vaksinën e gripit sezonal./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...