Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje.
E, vetëm në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar gjithsejtë 1.819 raste të dhunës në familje.
Kështu thonë në një përgjigje për arbresh.info nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë nga viti 2020 deri më tani janë raportuar gjithsej 3,888 raste të dhunës në familje.
Në përgjigjën e policisë për arbresh.info thuhet se vazhdimisht kanë bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar rastet e dhunës në familje me forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj.
“Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e dhunës në familje. Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj. Natyrisht se bashkëpunimi me media dhe përdorimi i rrjeteve sociale na ka ndihmuar që porosia jonë të përhapët dhe të shkojë të sa më shumë persona, e ky është qëllim primar , sepse pas vetëdijesimit, vije deri te shtimi i njoftimeve për raste të tilla”, thuhet në përgjigjën e Policisë së Kosovës.
Psikologu kosovar Rron Kastrati, për arbresh.info ka treguar statusi socio-ekonomik dhe psiko-social, janë disa nga faktorët kryesor për shfaqjen e dhunës në familje.
Sipas tij, edhe divorcet dhe keqtrajtimet psikologjike janë problemet që e shfaqin dhunën në familje.
“Një ndër faktorët kryesor për shfaqjen e dhunës në familje është statusi socio-ekonomik dhe psiko-social. Marrëdhëniet nder-personale ndërmjet anëtarëve të familjes sepse pikërisht nga ky faktor dhe faktorët tjerë të mos marrëveshjeve dhe raporteve keq funksionuese. Por një nder problemet që e shfaq dhunën në familje janë keqtrajtimet psikologjike që bëhen abuzimet emocionale, fyerjet etiketuese, në drejtim të një anëtari në tjetrin. Paragjykimet raportet familjare interesat te cilat dëmtohen. Numri i rasteve që po shtohen në Kosovë, janë edhe divorcet, pa gjetur mënyra të komunikimit, unë mendojë që dhuna në familje ndodh në prani të afeksionit të lartë dhe mungesës së racionalizimit apo qartësimit të situatave familjare.”, tha ai./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj