Është shtuar numri i atyre që janë të interesuar për të adoptuar fëmijë. Zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se procedura e adoptimit mund të shkojë deri në dy vite. Kjo për shkak se kërkesat janë më të mëdha se sa numri i fëmijëve të braktisur. Në anën tjetër SOS fshatrat e fëmijëve nuk po marrin aq shumë mbështetje financiare nga shteti.
Kërkesat për adoptim të fëmijëve në Kosovë janë rritur. Krahas kësaj është zvogëluar numri i fëmijëve të braktisur.
E për këtë arsye, personave të interesuar për ta marrë një fëmijë të braktisur, iu duhet të presin deri në dy vite.
Këtë e konfirmon edhe udhëheqësi i departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare, Bajram Kelmendi.
AI sqaron kriteret që duhet t’i plotësojë një çift për ta adoptuar një fëmijë.
Përveç adoptimit, ekzistojnë edhe tri forma të përkujdesjes ndaj fëmijëve të braktisur, e që janë strehimi familjar, strehimi rezidencial dhe kujdestaria.
Një formë të përkujdesjes e ofrojnë SOS fshatrat e fëmijëve.
Aty momentalisht jetojnë plot 64 fëmijë. Përveç të tjerash, sipas Udhëheqësit të kujdesit alternativ në kuadër të SOS fshatrave, Besnik Peci, ata kanë nevojë edhe për mbështjetje financiare.
Sipas raportit vjetor të vitit 2017, vetëm 7% e të ardhurave në SOS fshatra, vie nga të hyrat vendore dhe grantet, e 4% nga subvencionet qeveritare.
Udhëheqësi i kujdesit alternativ, tregon se numri më i madh i braktisjeve të fëmijëve ka ndodhur në vitin 2001.
Ndërkohë, gjatë këtij viti është paraqitur një foshnje e braktisur. Aktualisht në këtë vend ka hapësirë vetëm edhe për 6 fëmijë.
Gjatë një viti numri i braktisjeve të fëmijëve sillet prej 30 deri në 40 fëmijë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...