Trendi i rritjes së çmimeve në Kosovë ka vazhduar edhe në ditët e para të muajit mars. Këtë e dëshmon ASK-ja përmes përditësimit të tabelave, ku tregon për çmimet mesatare të disa prej produkteve në vend.
Siç shihet në tabelën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), këto ditë ka pasur rritje të çmimit të makaronave, miellit, kafes, çajit dhe produkteve të tjera.
Nga 94 centë sa kushtonin 500 gram të makaronave, çmimi i tyre është rritur në 1 euro e 2 centë. Çmimi i miellit të grurit nga 3 euro e 54 centë sa ishte ditë më parë, është rritur në 3 euro e 81 centë.
Po ashtu pati rritje edhe të çmimit të kafes, nga 6 euro e 10 centë në 6 euro e 32 centë. Edhe çmimi i çajit është rritur mjaftë shumë këto ditë. 800 gram të çajit nga 9 euro e 46 centë u bënë 9 euro e 73 centë.
Çmimi i detergjentit për enë u rrit për 3 centë. Nga 2 euro e 28 centë u ngrit në 2 euro e 31 centë. Po ashtu edhe çmimi i shamponit për flok u rrit në 2 euro e 11 centë nga 2 euro e 2 centë sa ishte ditë më parë. /arbresh.info/
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...