Google ADS

Rrihen mes vete dy policë serbë në veri të Mitrovicës, njëri në gjendje të rëndë

11:40 | 21 Prill 2018
V. S.

Një pjesëtar i forcave policore të serbëve të Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka mbetur i lënduar rëndë pas një përleshje në një kafene me kolegun e tij.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 pasmesnate, transmeton lajmi.net.

I lënduar rëndë ka mbetur polici me inicialet P.B., i nacionalitetit serb, personi tjetër i përfshirë në përleshje është gjithashtu i nacionalitetit serb, me inicialet Z.P.

“Njërit prej policëve i është thyer hunda, ndërsa rasti është duke u hetuar si sulm ndaj personit zyrtar”, ka konfirmuar për portalin serb në Veri KoSSev, zëdhënësi i policisë në stacionin e Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka shtuar edhe se dy policët nuk janë anëtarë të stacionit në Veri dhe gjatë përleshjes nuk kanë pasur uniformat policore. /Lajmi.net/

Të ngjashme