RrGK: Vendimi i KPM-së ndaj “Big Brother” hap i rëndësishëm

18:20 | 16 Dhjetor 2024
E.G

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGK) ka mirëpritur vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave për të dënuar emisionin “Big Brother” lidhur me ankesën e tyre për promovim të dhunës në familje.

Nga RrGK thonë se ky është një hap i rëndësishëm drejt adresimit të shkeljeve etike dhe mbrojtjes së standardeve profesionale në media.

RrGK po ashtu ka njoftuar se në ditët në vijim, do ta publikojnë komunikatën e plotë posa ta pranojnë vendimin zyrtar.

“Etika dhe përgjegjësia mbeten prioritet për një media të lirë dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Ndryshe, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) e ka gjobitur me 30 mijë euro Klan Kosovën, për shkak të promovimit të dhunës përmes “Big Brother”.

Lajmi u bë e ditur nga juristja e mediave, Flutura Kusari.Ajo e quajti këtë një vendim “historik” nga KPM, duke shtuar se promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive, nuk kalojnë.

LEXO EDHE:

KPM dënon me 30 mijë euro Klan Kosovën për shkak të promovimit të dhunës në Big Brother

Të ngjashme