Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon sot protestë paqësore para Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitin.
Përmes kësaj proteste RrGK kërkon nga Gjykata e Apelit në Prishtinë rishqyrtim të drejtë të vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për rastin e të ndjerës Donjeta Pajaziti, si dhe të kërkohet të gjindet dhe të sillet para drejtësisë vrasësi i të ndjerës.
E ndjera kishte vdekur në nëntor të vitit 2015, ndërsa i dyshuar kryesor për vrajsen e saj ishte kushëriri Naser Pajazitaj, i cili nga Gjykata Themelore në Pejë u shpall i pafajshëm, në mungesë provash.
Rrjeti i Grave të Kosovës është rrjet i 138 organizatave të ndryshme të të drejtave të grave në gjithë Kosovën që synon të mbrojë, promovojë dhe mbështesë të drejtat e grave dhe vajzave.
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...
Hoxha: Raportit nëntëmujor i Policisë së Kosovës njofton ulj...
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së
Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet
Kevin e uron Anën pasi u anulua televotimi nga ‘Vëllai i Mad...