Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian (BE), Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, do të lansojnë raportin e ri inovativ ‘Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë’.
Përmes kësaj ngjarje, gjithashtu do të lansohet zyrtarisht iniciativa rajonale që ka për synim të trajtojë diskriminimin me bazë gjinore në punë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, e mbështetur nga BE, bashkëfinancuar nga Suedia dhe e udhëhequr nga RrGK.
Gjatë kësaj ngjarje, RrGK do të prezantojë të gjeturat kryesore dhe rekomandimet e dalura nga hulumtimi, si dhe do të mirëpres diskutime lidhur me gjetjet.
Ky raport përfshin informata mbi mangësitë në kuadrin ligjor përkatës; përhapjen dhe natyrën e diskriminimit gjinor që lidhet me punën; shkallën në të cilën njerëzit kanë paraqitur ankesa; mënyrën se si institucionet kanë trajtuar raste të tilla deri më sot; dhe rekomandimet që synojnë secilin akter përkatës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...