Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), u është drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që në ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të përfshihet një definicioni specifik mbi “Dhunën në familje”.
RRGK në lerën e saj shkruan:
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ne, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), po ju shkruajmë për të inkurajuar fuqishëm të gjithë deputetët që të sigurohen që definicioni specifik i dhunës në familje, i rekomanduar nga RrGK dhe akterë të tjerë kyçë, e që është në përputhje me Konventën e Stambollit, të jetë i përfshirë në ndryshimet në Kodin Penal të Kosovë (KPK) dhe të votojnë për miratimin e tij.
Siç tregojnë të dhënat nga policia, gjatë dekadës së fundit dhuna në familje është njëra prej krimeve më të shpeshta në Kosovë. Vetëm në tri vitet e fundit (2015-2017), 49 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre nga anëtarët e familjes. Në vitin e fundit, më shumë se 1,125 raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës. Për më tepër, hulumtimi i RrGK i bërë në vitin 2015 tregon se më shumë se 62% e kosovarëve kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre. Megjithatë, të dhënat zyrtare nga gjykatat në Kosovë tregojnë se ka pasur shumë pak dënime për krimet e tilla.
Hulumtimi ynë i bazuar në anketim të thellë në të gjithë Kosovën, ka treguar se kjo ndodh pikërisht për shkak të mungesës së një definicioni specifik të dhunës në familje në Kodin Penal aktual. Kjo nënkupton që krimet e bëra në marrëdhënie familjare shpesh janë trajtuar vetëm në procedurat civile, edhe atëherë kur është shkaktuar një vepër penale e cila duhet të ndiqet penalisht automatikisht (ex officio). Dëshmitë sugjerojnë që mungesa e një definicioni për dhunën në familje në Kodin Penal ka kontribuar drejtpërdrejt në përsëritjen e rasteve të dhunës ndaj grave, përfshirë edhe vdekjen.
Në përputhje me Konvetën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), në Kushtetutën tonë, shteti duhet të mbrojë gratë në të dyja sferat, private dhe publike. Ne besojmë se ndryshimet e propozuara në KPK do të ndihmojnë në adresimin e mosndëshkimit dhe mungesën e qasjes në drejtësi për personat që kanë vuajtur nga dhuna në familje, veçanërisht gratë. Për më tepër,
ndryshimet e propozuara janë në përputhje me Konventën e Stambollit dhe praktikat më të mira evropiane.
Gjithashtu, pas rekomandimeve të bëra nga Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2018, amendamenti i propozuar do të kontribuonte drejtpërdrejt në përpjekjet e forcuara për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje 2016-2020, veçanërisht Aktiviteti 3.1.3. për ndryshimin e ligjeve “duke specifikuar dhunën në familje si vepër penale në Kodin Penal të mKosovës në pajtim me përkufizimin e dhunës në familje nga Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje”.
Ndryshimet e rekomanduara u hartuan nga një grup ekspertësh nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, UN Women, RrGK dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore, të cilët kanë përvojë dhe njohuri të gjera lidhur me sfidat aktuale për të siguruar qasje në drejtësi për krimet e dhunës në familje në Kosovë në mënyrë specifike. Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi gjeni bashkangjitur rekomandimet zyrtare dhe arsyetimet që grupi ynë i lartpërmendur ka ofruar Grupit Punues të Qeverisë.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të sigurohen që ndryshimet e propozuara nga ne, siç është propozuar fillimisht, të përfshihen në Kodin Penal të ndryshuar dhe të votojnë në favor të këtyre ndryshimeve thelbësore, përfundon letra e Rrjetit të Grave të Kosovës, drejtuar deputetëve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...