Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon nga Qeveria që pritet të formohet që të respektojë në plotni Ligjit për Barazi Gjinore me rastin e emërimit të ministrave dhe zëvendësministrave.
Sipas RrGK-së, gratë në Kosovë po vazhdojnë të mbesin të nënpërfaqësuara në politikë dhe në vendimmarrje në nivel lokal e atë qendror, pasi së fundi, kjo mund të vërehet nga fakti se zëra zyrtarë nga partia që pritet të formojë Qeverinë deklaruan publikisht se nga 15 ministri të ekzekutivit, vetëm pesë do të udhëhiqen nga gratë.
“Ky përfaqësim i vogël (saktësisht 33% gra në kabinetin qeveritar) bie direkt ndesh me Ligjin për Barazi Gjinore (LBGj), i cili garanton barazi ndërmjet gjinive (50/50) në institucione, si kusht i zhvillimit të një shoqërie demokratike, ku burrat dhe gratë kanë mundësi krejtësisht të barabarta në sferën politike, publike, si dhe atë institucionale. Madje, ky nënpërfaqësim në ekzekutiv mund të ndodh pavarësisht se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 përfaqësimi i grave në Kuvendin e Kosovës është rritur për pesë ulëse, krahasuar me zgjedhjet e kaluara (2019). Për më tepër, edhe kësaj radhe më shumë gra janë zgjedhur pa kuotë se sa që janë zgjedhur falë saj. Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka ndjekur me interes të shtuar përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grave në zgjedhje ndër vite, e rrjedhimisht edhe përfaqësimin e barabartë gjinor në qeverinë e re, andaj RrGK përmes kësaj letre kërkon nga Qeveria që pritet të formohet që të respektojë në plotni LBGj-në me rastin e emërimit të kabinetit, përkatësisht ministrave dhe zëvendësministrave”, thuhet në komunikatë.
RrGK shton se përgjatë gjithë mandatit udhëheqës të kësaj qeverie do të kërkojë llogaridhënie publike dhe transparencë të plotë për punën që ndikon në realizimin e këtyre objektivave jetike për mirëqenien e të gjitha grave dhe vajzave në Kosovë.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...