Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Strehimoret i kanë reaguar Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial për komentet e bëra në reagimin që këta të fundit patën ndaj qeverisë.
Në reagimin e KGJK-së dhe KPK-së iu bë thirrje qeverisë që t’i përmbush përgjegjësitë e veta për krijimin e kushteve të nevojshme për strehimin dhe rehabilitimin e viktimave të krimit e jo, siç thuhet “që viktimat e krimit të mos të mbesin në mëshirën e organizatave jo qeveritare për strehim dhe rehabilitim”, thuhet në reagimin e KGJK-së dhe KPK-së.
Në lidhje me këto deklarime të KGJK-së dhe KPK-së, Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Strehimoret thonë se OJQ-të dhe strehimoret kanë qenë gjithmonë afër viktimave të dhunës në baza gjinore, edhe në rastet kur sipas tyre, policët, prokurorët e gjyqtarët kanë shkelur ligjin dhe nuk iu kanë dalë në ndihmë viktimave.
“Gjuha e përdorur e KGJK-së dhe KPK-së si “në mëshirën e OJQ-ve”, ul rëndësinë dhe përçmon punën që OJQ-të kanë bërë deri tani qoftë me këshillim, përfaqësim, monitorim dhe strehim të viktimave të dhunës me bazë gjinore”.
“Viktimat e dhunës në baza gjinore nuk ndjehen të sigurta dhe nuk gjejnë përkrahje e ndihmë në institucionet e Kosovës sepse deri tani institucionet tona kanë dëshmuar se si dështojnë të mbrojnë ato. Rasti i fundit na tregon edhe njëherë dështimin e institucioneve në mbrojtje dhe sjellje të drejtësisë për gratë”.
“Prandaj, viktimat e dhunës në baza gjinore gjejnë dhe kanë gjithmonë përkrahjen e organizatave joqeveritare”, thuhet në reagimin e RrGK-së.
Më tej, në reagim thuhet se strehimoret kanë përvojë të gjatë në njohjen dhe evidentimin e negjlizhencës institucionale, e siç thuhet, sidomos nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve e policisë.
“RrGK thërret në koordinim dhe bashkëpunim ndër-institucional, në sigurimin e trajtimit të drejtë të viktimave të dhunës në baza gjinore”.
“RrGK do të vazhdojë punën në këshillim ligjor, përfaqësim dhe monitorim në gjykata për të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore”, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...