Sot, në rrugën “Rruga A” në kryeqytet është rrëzuar një vinç ku po zhvillohen punime për ndërtiin e objekteve të larta.
Sipas Komunës së Prishtinës, nga rrëzimi këtij vinçi ndërtimi, i nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka reaguar menjëherë pas incidentit të ndodhur sot, duke angazhuar të gjitha ekipet e saj në terren për menaxhimin e situatës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjithashtu hetuesit policorë dhe inspektorët e ndërtimit për të vlerësuar rrethanat dhe dëmet e shkaktuara. Ngjarja përfshin rrëzimin e një vinçi ndërtimi, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Janë dëmtuar një pjesë e rrugës pranë një pusetës së kanalizimit, si dhe një pjesë e një ndërtese banesore përballë vendit të ndërtimit”, thuhet në reagimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.
Komuna e Prishtinës, apelon tek qytetarët që çdo rast i ngjashëm të raportohen menjëherë në numrat emergjent të Qendrës Operative të Kryeqytetit: 0800 12233 dhe 12244.
“Asnjë Cent Më Shumë” nesër dorëzon padi kundër ZRRE-së për ...
Tre persona të arrestuar e një në arrati, sekuestrohen para ...
Guardiola konfirmon rikthimin e Rodrit dhe Haalandit në stër...
Dogana e Kosovës pjesëmarrëse në takimin vjetor të Drejtorëv...
KFOR-i shqiptar dhe hungarez stërvisin kundër frikës nga zja...
Dronët rusë godasin qytetet e mëdha në Ukrainë