Në kryeqytet një person është gjetur pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Mark Isaku”, ku vdekja është konstatuar nga ekipet mjekësore.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku””, tha Borovci.
Tutje ai tha se viktima është e moshës 60-vjeçare dhe gjinisë mashkullore.
“Njësia policore ka dale në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipen e mjekeve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç”, u shpreh ai.
Aktualisht ka nisur hetimi për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë