Google ADS

Rrëzohet nga muri 4 metra i lartë, ndërron jetë prishtinasi

10:09 | 20 Tetor 2022
E.H

Një person në Prishtinë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga muri me lartësi 4 metra, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ishte duke e pastruar shtëpinë kur është rrëzuar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prishtinë 19.10.2022 – 14:30. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga muri në lartësi prej 4 metrave, derisa ishte duke e pastruar oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme