Rrëzohet muri ku ishte duke punuar, punëtori përfundon në QKUK

09:28 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Një punëtor është lënduar derisa kryente punime në shtëpinë e një personi tjetër, në rrugën “Blerim Ademi” në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima mashkull derisa ishte duke kryer disa punime të shtëpisë tek dëshmitari mashkull K/Shqiptar, është rrëzuar muri i posandërtuar dhe viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I njëjti është dërguar në QKUK-Emergjencë për trajtim mjekësor ku gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme