Gjykatësja Aileen Cannon në Florida pushoi të hënën çështjen gjyqësore me akuza penale ndaj ish-presidentit Donald Trump për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara. Kjo është një tjetër fitore e rëndësishme ligjore për kandidatin republikan për president.
Gjykatësja Cannon, e cila u emërua në këtë detyrë nga ish-presidenti Trump gjatë mandatit të tij, vendosi se prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimin, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në këtë rol dhe se ai nuk e kishte autoritetin ligjor për të ngritur një padi të tillë.
Për këtë ka reaguar Richard Grenell, emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump.
Ai ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit po shpërbëhet, duke shtuar se radha është që të shpërbehet edhe rasti për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020.
Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022 pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump, në të cilat raste e bën ndërlidhjen Grenell./Arbresh.info/
Jack Smith’s Trump case falls apart.
Over to you, @HashimThaciRKS.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 15, 2024
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani