Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës pati bërë të ditur se më 22 maj të këtij viti do të bëjë hapjen e konkursit për kadetë të rinjë të FSK-së.
Mirëpo rrëzimi i Qeverisë së Kosovës dje në Kuvend ka ngritur dilema tek qytetarët e Kosovës nëse do të hapet ky konkurs ashtu siq ishte paraparë, shkruan arbresh.info.
Zyrtarë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë të ditur se gjithçka do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar pavarësisht zhvillimeve politike në vend.
Ibrahim Shala, zëdhënës në MFSK ka thënë për Arbresh.info se konkursi për kadetë të rinjë do të hapet më 22 maj të këtij viti.
“Shpallja e konkursit të kadetëve të rinj të FSK-së do të bëhet sipas planit të rekrutimit, ai do të shpallet me 22 maj 2017”, është shprehur Shala.
Sipas Projektligjit të FSK-së mosha minimale për të shërbyer në FSK është tetëmbëdhjetë vjeç ndërkaq mosha më e lartë për t’u rekrutuar në FSK është tridhjetë vjeç për oficerë dhe 25 vjeç për grada të tjera./Arbresh.info.
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...