Meqë shteti tash e një kohë ka stagnuar, mbajtja e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht rënia e qeverisë është domosdoshmëri. Këtë për Rubikon të KTV-së e tha kryetari i LVV-së, Visar Ymeri.
“Largimi i kësaj qeverie përmes Kuvendit është domosdoshmëri edhe e kohës dhe e shtetit”, ka thënë ai.
“Rrëzimi i kësaj qeverie është i domosdoshëm dhe zgjedhjet sipas mendimit tim janë zgjedhjet më të rëndësishmet të Republikës së Kosovës”, shtoi tutje Ymeri.
Kjo sepse sipas Ymerit vendi në këtë periudhë kohore është ballafaquar me çështje të mëdha të cilat njëkohësisht kanë bërë që shteti të stagnojë.
Ymeri thotë se qytetarët kanë mundësinë që ta shprehin në zgjedhje atë që e shprehën në peticionin e vitit 2015.
Lideri i Vetëvendosjes thotë se kjo lëvizje ka rritje dhe kjo, sipas Ymerit, është e dukshme në punën që po bëhet dhe jo vetëm sipas sondazheve.
“Sondazhet janë një lloj orientimi dhe pse jo 100% i saktë i asaj se kah po lëvizë opinioni i qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?