Temperaturat e larta gjatë sezonit të verës rrisin rrezikun e përhapjes së zjarreve, sidomos në male e fusha.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Kosovës, Mal Gashi për Arbresh.info, thotë se janë në gjendje gatishmërie për çdo lloj intervenimi.
“Ne jemi të gatshëm për të marrë pjesë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njerëzve, si dhe në ruajtjen e ambientit”, thotë Gashi.
Të gatshëm për intervenime, por me mungesë stafi, Gashi thotë se ky është një ndër problemet kryesore që paraqet pengesa në realizmin e detyrave.
“Sa i përket personelit e kemi thënë vazhdimisht edhe me kërkesa edhe nëpër media që neve na mungon personeli, pra gjysma e personelit na mungon kështu që ajo është një ndër pikat më kryesore që na paraqesin pengesa në realizimin e detyrave”, thotë ai.
Ndërsa sa i përket kushteve, Gashi pohon se janë të kënaqur dhe se kanë mbështetje të madhe nga Komuna e Prishtinës.
“Aktualisht ne nuk i kem i kushtet e këqija, kemi mbështetje të jashtëzakonshme nga niveli lokal, nga kryetari mirëpo ne në përgjithësi nuk jemi kanë të kënaqur me koeficient kemi mendu se duhet me pas koeficient më të lart shërbimi i zjarrfikësve dhe sigurisht edhe rrezikshmëria e cila nuk është duke na u paguar, ajo është një pengesë për neve se nuk po e dimë a do të paguhet dhe vlerën e asaj rrezikshmërie sa do të jetë”, thekson Gashi.
Gashi tregon se gjatë vitit të kaluar(2023), kanë pasur 2 mijë e 367 intervenime në përgjithësi.
“Vitin e kaluar i kemi pasur 2 mijë e 367 intervenime në përgjithësi kur e marrim një mesatare në dhjetë vitet e fundit na bie që i kemi 150 intervenime në muaj mesatarisht, kur e zbërthejmë në 24 orë na bie që i kemi pesë intervenime të llojeve të ndryshme brenda 24 orëve”, tregon Gashi.
Ndër tjerash, ai apelon tek qytetarët që të mos hedhin gjëra që mund të jenë burim i zjarrit në natyrë.
“Apeli kryesor është që duhet të kemi kujdes mos të hedhim gjëra që mund të jenë burim i zjarrit në natyrë, e tashmë kur fillohet edhe ngrohja edhe rritja e temperaturave, thatësira në bari ato mund të jenë një shkëndije e vogël që mund të shkaktojë zjarr”, përfundon Gashi.
Njohësi i çështjeve emergjente Tahir Ahmeti thotë se edhe në Kosovë me rritjen e temperaturave fillojnë të shfaqen problemet e zjarrit.
“Me rritjen temperaturave, fillojnë të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore dhe ne këtë kohë pothuajse çdo vit digjen hektarë të tërë me pyje anë e mban vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha por njëkohësit rrezikohet edhe vetë jeta e qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.
Ai shprehet se Institucionet përgjegjëse emergjente në Kosovë, duhet bërë me kohë përgatitjet e nevojshme për parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjore, duke filluar nga përgatitja dhe mobilizimi i stafit e deri tek sensibilizimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga zjarret pyjore.
Edhe Ahmeti thotë se problem kryesor i shërbimi të zjarrfikësve është stafi i vogël që ata kanë.
Ai thotë se zjarrfikësve u mungojnë edhe pajisjet me të cilat duhet të intervenojnë.
“Një ndër problemet kryesore në shërbimin e zjarrfikës dhe shpëtimit janë resurset humane, pra, numri i vogël i zjarrfikësve në pothuajse të gjitha komunat. Kur jemi te mjetet dhe pajisjet edhe në këtë aspekt ka ngecje, disa mjete janë të stërvjetërara dhe në numër të vogël, gjithashtu mungojnë edhe pajisjet me të cilat zjarrfikësit do duhet të intervenojnë në raste të tilla, kur kemi të bëjmë me zjarret pyjore”, përfundon Ahmeti.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve kanë vendosë cisternë me ujë në sheshin “Skënderbeu”.
Qëllimi i vendosjes së cisternave është freskimi i qytetarëve në mënyrë q.0ë sa më lehtë t’i kalojnë këto ditë me vapë të madhe./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero