Nga data 30. Korrik 2021 e deri me sot, jemi dëshmitare te shumë zjarreve qe kanë përfshirë komunat ne rajonin e Pejës e sidomos në parkun nacional në fshatin Shtupeq i Madh – Rugovë.
Gjatë kësaj periudhe PK-së së bashku me partneret: FSK, Agjensioni i Emergjencave, Zjarrfikësit, Agjensioni për menaxhimin e parkut nacional, Kuvendet Komunale, Dogana po angazhohen ne vazhdimësi ne mënyrë qe zjarret te vihen nen kontroll dhe të shuhen tërësisht.
Deri sa ne Komunat tjera situatën e kemi nen kontroll, zjarri ne fshatin Shtupeq i Madh ende nuk është venë nen kontroll të plotë.
Dje në orët e pas ditës pas rrezikut qe u kanosej disa shtëpive të fshatit nga zjarri, banoret janë evakuar nga to me qellim të vetëm ruajtjen e jetës se tyre.
Të njëjtit ende nuk janë lejuar te kthehen ne shtëpitë e tyre, pasi qe rreziku ende nuk ka kaluar, andaj kërkojmë mirëkuptim nga ana e tyre.
Apelojmë të të gjithë qytetaret të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, e ne veçanti Bjeshkët e Nemuna që maksimalisht të jen te kujdesshëm dhe të përmbahen çdo sendi që mund të aktivizoji zjarre gjatë përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre në natyrë etj.)
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të jen të kujdesshëm dhe shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë PK-së për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të zjarr vënieve./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...