Derisa shumë prej stafit shëndetësor po shikojnë mundësinë e ikjes nga Kosova, kërkesat për ndërhyrje estetike janë në rritje e sipër. Por shumica e atyre që e ofrojnë këtë shërbim nuk kanë përgatitje të duhur profesionale. Sipas profesionistëve shëndetësorë, aplikimin e botoksit duhet ta bëjnë vetëm profesionistët shëndetësorë e jo qendrat estetike.
Tretmanët terapeutikë si aplikimi i botoksit dhe mbushjes tani më ofrohen në shumë qendra estetike, madje ka raste që për këto shërbime ka edhe oferta me çmim më të ulët.
Nga prezantimet për qëllime marketingu, nënkuptohet se disa prej atyre që e ofrojnë këtë shërbim kanë mbaruar trajnime disamujore në vendet fqinje, por zyrtarë nga Oda e Mjekëve thonë se ky trajtim duhet të ofrohet vetëm nga tri profile mjekësore.
“Ata persona fillimisht duhet të jenë mjek në radhë të parë, duhet ta kenë mbaru fakultetin e mjekësisë ose edhe të stomatologjisë domeneve të cilat aplikojnë edhe janë të thirrur për atë aplikimi, realisht janë kirurgjia plastike, dermatologjia dhe kirurgjia maksillofacioalle, dmth futet në domenin e të tre kategorive që munden me apliku, realisht në treg kemi edhe trajtime jashtë këtyre kompetencave. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që duna t? I bëjnë këto trajtime që të kenë kujdes dhe të kërkojnë një përgatitje, nëse personi i cili nuk e ka përgatitjen e mjekut atëherë të kenë kujdes me trupin dhe organizmin e tyre”, tha Naser Gjonbalaj, nënkryetar i Odës së Mjekëve .
Zyrtarë nga inspektorati shëndetësor thonë se kanë marrë disa ankesa nga klientët për dëmtime shëndetësore gjatë dhe pas aplikimit të botoksit nga qendrat estetike, por ata nuk kanë të drejtë inspektimi të këtyre shërbimeve.
“Me reformë shtetërore të fushës së inspektimit, në janar të këtij viti ka hy në fuqi ligji për inspektime, i cili parasheh krijimin e inspektorateve nga ministritë e ndryshme, në kuadër të ministrisë së shëndetësisë ky ligj e kanë parapa krijimin e agjensionit të inspektoratit qendror shëndetësor që do të thotë do të fuzionohen inspektorati shëndetësor farmaceutik dhe sanitar dhe në kuadër të kësaj është paraparë edhe të gjitha fushat e tjera që për momentin nuk janë të mbuluara që i bie edhe qendrat estetike me qëllim terapeutik, që do të jenë në kuadër të këtij agjensioni”, tha Shaban Osmani, kryeinspektor në Ministrinë e Shëndetësisë.
Qendrat estetike të cilat ofrojnë trajtimet me Botox dhe Filler, në treg operojnë si biznese dhe janë të licensuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, por në bazë të cilave kritere janë licensuar këto qendra estetike dhe a kanë pregaditje të duhur profesionale ata që e ofrojnë këtë shërbim, kjo ministri nuk është përgjigjur.
Për rastet estetike të nevojshme botoksi aplikohet në klinikën e kirurgjisë plastike, por për efektet anësore kur botoksi nuk është i nevojshëm, nuk kanë pranuar të flasin.
Ky tretman aplikohet edhe në Klinikën e Neurologjisë në rastet kur muskujt janë të shtangur. Neurologu Blerim Myftiu thotë se kërkohet kujdesi i shtuar kur botoksi aplikohet në fytyrë.
“Këtu duhet pasur shumë kujdes kur e aplikojmë botoksin në qendrat të cilat janë afër rrugës së frymëmarrjes apo edhe në muskujt që janë afër zonës së gëlltitjes, të përbirjes sepse shpesh kemi hipëraktivitet të muskujve në regjionin e qafës, në regjionin e fytyrës prandaj këto janë të rëndësishme, sepse ne po e paralizojmë nervin dhe normalisht paraliza e nervit sjell në vete edhe një humbje në një masë të caktuar funksionit të muskujve”, thotë Dr. Blerim Myftiu, neurolog.
Aktualisht asnjë institucion nuk ka kompetencë për inspektimin e aplikimit të botoksit nga personat joprofesionalë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka 18 muaj afat që të themelojë inspektoratin për trajtime terapeutike./RTK/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele