Enda pa u bërë një muaj që kur Kosovës i janë hequr vizat, kriza e mungesës së punëtorëve në vend ka nisur.
Kjo krizë po vërehet më së shumti në sektorin e gastronomisë, raporton Arbresh.info.
Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, për vetëm 15 ditë, që nga liberalizimi i vizave, pra nga 1- 15 janar, nga Kosova kanë lëvizur rreth mbi 650 mijë qytetarë.
Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, për Arbresh.info thotë se po vërehet një mungësë e punëtorëve, ani pse sipas tij ende është herët që të bëhet një projektim në bazë të numrave.
Ai pohon se projeksionet janë që deri në 150 mijë punëtor mund të largohen nga vendi.
“Ne po e shohim që ka një ndikim, sa është ndikimi nuk dihet ende. Është ende herët me e bë projektimin në bazë të numrave, sido që të jetë, do të thotë gjatë këtij viti projeksionet janë që deri në 150 mijë punëtorë që e kanë pas ndërmend të largohen do të largohen nga vendi ynë” thotë Vranica.
Por, problemet në gastronomi sipas tij, kanë filluar më herët. Vranica thekson se janë paraqitur disa telashe që kanë ndikuar në rritjen e kërkesës ndaj punëtorëve.
“Realisht gastronomia ka fillu me pas telashe shumë më herët, para se me ardh te liberalizimi i vizave si fazë lehtësuese për personat që do të shkojnë drejt vendeve perëndimore. Ne kemi pas telashe që janë paraqit edhe me nivelin e inflacionit kushtet e punës, këto kanë ndiku në rritjen e kërkesës ndaj punëtorëve sepse pakënaqësitë kanë qenë të madhja dhe nuk kanë mund të amortizu në një masë të mjaftueshme të gjitha nevojat e tyre”, thekson ai.
Vrainga: Rreth 30 mijë biznese konsiderohen që janë në emër të mërgatës tonë në BE
Duke përmendur numrin e madh të qytetarëve në stacionin e autobusëve, Vranica thotë se po vërehet një shtegtim i punëtorëve.
“Sido që të jetë tash po shihet një lloj shtegtimi i punëtoreve drejt vendeve perëndimore, d.m.th. stacionet po mbushen në tersi, qendrat shërbimit civil po mbushet në tersi për pajisje me pasaportë”, shprehet ai, duke shtuar se kosovarët po ia mësyjnë më së shumti Gjermanisë dhe Zvicrës, pasi janë dy prej shteteve që kanë diku rreth 30 mijë biznese që janë në emër të mërgimtarëve.
Kjo gjë, sipas tij, bën që të ketë fluks edhe më të madh të ikjes.
“Diku rreth 30 mijë biznese konsiderohen që janë në emër të mërgatës tonë në Bashkimin Evropian, gjë e cila e ndikon edhe më shumë këtë fluks të ikjes”, shton ai.
Numri i personave që sipas tij, tanimë janë larguar nga Kosova shkon mbi 20 mijë dhe ata nuk po ikin vetëm si punëtorë, por edhe si fuqi konsumuese.
“Deri tani mbi 20 mijë persona vetëm e kanë liruar vendin , pritet edhe më shumë të ketë. Kur po ikin këta persona nuk po ikin vetëm si tru po ikin si punëtor që po i lajnë bizneset keq, por po ikin si fuqi konsumuese e cila realisht është shumë e dukshme se sa një i moshuar që konsumon shumë më pak”, pohon Vrainca.
Kjo gjendje që është krijuar, sipas tij, po i dobëson bizneset e mëdha dhe të mesme, ndërsa po i falimenton ato të voglat.
“Po ndikon në ulje të konsumit që po i dobëson bizneset e madhja dhe të mesme, dhe po i falimenton bizneset e vogla. Bizneset më të qëndrueshme konsiderohet të jenë ato familjare, sepse aty angazhohet një familje, e jo punëtorë të huaj” shprehet ndër tjerash ai.
Krejt në fund, Vranica mendon se kjo situata është e frikshme, por që nuk i kanë qëndruar gati si shoqëri.
“Duhet të takojë edhe donatorë të huaj, organizata ndërkombëtare që t’i afrojmë me bizneset tona në mënyrë që të dalim më lehtë nga kjo situatë e cila është e frikshme dhe për të cilën nuk i kemi qëndru gati si shoqëri në kuptimin e përgjithshëm”, përfundon ai.
Sogojeva: Rreziku i ikjes së punëtorëve nis nga muaji mars e prill
Po, ndryshe mendon kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.
Ai thotë se nuk ka vend për shqetësim.
Sogojeva pohon se numri i personave që po shkojnë në vendet te BE-së është normal, pasi sipas tij, njerëzit kanë familjarë në vendet evropiane dhe po shkojnë në vizitë.
“Është njëfarë euforie tek lëvizja e njerëzve, është normale që njerëzit kane ehe familjarë atje dhe kështu që janë tu shku me i vizitu. Po i shoh edhe në paraqitjet në rrjetet sociale, më shumë tu u u pa me familjes se sa që kanë shku për me mbet atje ose me punu”, thotë ai.
Ai nuk sheh ndonjë rrezik të ikjes së punëtorëve deri në muajin mars,
“Unë nuk shoh ndonjë rrezik bile qeta tre muajt e parë tek pas marsit, prillit, ndoshta mund të ketë lëvizje që mund të shkojnë enkas për me punu, sepse atëherë hapet puna nëpër vendet perëndimore”, shprehet Sogojeva.
Ndër të tjera, ai shton se nuk do të jetë ajo lëvizja që po paraqitet në rrjetet sociale.
“Mirëpo në përgjithësi do të thotë sipas mendimit tim është ajo që nuk kemi me pas lëvizje drastike, por na duhet me marrë edhe shembullin e rajonit përkundër faktit që e kanë pas liberalizimin e vizave dhe lëvizin, nuk ka me qenë ajo lëvizja që po paraqitet në rrjetet sociale. Sidomos disa njerëz që kanë ndikim psh edhe nga ana politike edhe nga ana e debateve që po paraqiten në televizione”, thekson ai.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...