Google ADS

Rreth zhvillimeve në Kizhevak, flet Qeveria nesër

Rashke
18:13 | 11 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se nesër do të mbahet një konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak.

“Për zhvillimet e fundit në ‘lokacionin e varrezës masive në Kizhevak’, nesër, më 12 dhjetor 2020, organizohet Konferencë për Media”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë në këtë lokacion janë gjetur afër 20 kufoma që dyshohet të jenë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për disa ditë radhazi në këtë lokacion ka pasur kërkime nga Ekipi i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Mbetet të dihet nesër nëse është konfirmuar se ato mbetje u përkasin shtetasve kosovar të vrarë gjatë luftës së fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme