Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se deri më 2 gusht janë konvertuar 4836 patentë shoferë.
“Në Leposaviq janë konvertuar 1435 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1208, në Zubin Potok 758, në Zveçan 880, në Graçanicë 177, në Kamenicë 69, në Shtërpcë 53 etj”, tha ai.
Ndryshe në maj të këtij viti ka filluar procesi i aplikimit për konvertim të patentë shoferëve. Afati për ndryshimin e patentë shoferëve skadon më 9 gusht. Pas kësaj date nuk do të jetë më i mundur përdorimi i patentë shoferëve serbë, që janë lëshuar për qytetarët e Kosovës.
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prisht...
Xheneta ia pren Gjestit: Deri në momenti që nuk i thërret tr...
Rama: Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobon...