Heqja dorë nga shtetësia e Kosovës është bërë alarmante.
Vetëm gjatë dy vjetëve të fundit rreth 9 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia, raportona arbresh.info.
Këtë e kanë bërë të ditur për arbresh.info nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Në përgjigjen e kësaj ministre thuhet se gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2021 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 4 mijë 593 persona. Ndërsa gjatë periudhës së njëjtë (janar-nëntor) të vitit 2022, nga shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 4 mijë 384 persona.
Sipas MPB-së, arsyeja pse kosovarët po kërkojnë heqje nga shtetësia, ndodhë për shkak se në shumicën e shteteve evropiane nuk lejohen dy shtetësi.
“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësi, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për arbresh.info.
Vendet në të cilat jetojnë kosovarët të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia janë nga :Gjermania, Austria, Sllovenia, Kroacia, dhe Holanda.
Por, ka edhe raste kur kosovarët heqin dorë nga shtetësia e Kosovës për atë të Shqipërisë.
MPB: Ka edhe raste kur kosovarët heqin dorë nga shtetësia e Kosovës për atë të Shqipërisë
“Numri më i madh i personave që kanë kërkuar dorëheqjen e shtetësisë së Kosovës janë nga Gjermania 3,864 persona , Austria 372 persona, Sllovenia 66 persona , Kroacia 27 persona si dhe Holanda 22 persona. Që nga viti 2009 e deri më tani kemi vetëm një rast që ka heq dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës për të marrë atë shqiptare për arsye se Shqipëria nuk lejon më shumë se dy shtetësinë, ndërsa personi në fjalë ka pasur edhe shtetësi të një vendi evropian” thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Sociologu: Heqja dorë nga shtetësisë e Kosovës, shqetësuese për vendin
Sociologu Jeton Brajshori thotë se arsyet pse kosovarët heqin dorë nga shtetësia janë të shumta, duke filluar nga faktori socio-ekonomik.
“Qytetarët të cilët jetojnë në vende perëndimore me vetë dëshirë dhe pa presionin e askujt heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Arsyet janë të shumta se pse ndodhë kjo. E para sepse vendet në të cilat jetojnë ofrojnë kushte shumë më të mira për jetës, po ashtu edhe pasaporta e tyre pranohet pothuajse në të gjithë botën, por ka edhe vende të cilat ua imponojnë humbjen e nënshtetësisë sepse nuk lejon banorë që të kenë dy shtetësi. Si gjithmonë faktori socio-ekonomik është determinues në këtë aspekt sepse qytetarët të shtyrë nga faktori tërheqës kërkojnë mirëqenie më të mirë”, thotë ai.
Megjithatë, Brajshori thotë se lërja e shtetësisë është shumë shqetësuese për vendin.
“Ky fenomen është shumë shqetësues sepse Kosova si vend i varfër dhe me ekonomi të dobët e ka shumë të vështirë të mbaj qytetarët e vet të cilët po ikin çdo ditë e lëre më ata të cilët jeton me dekada në vende perëndimore. Është e drejt e secilit individ të kërkoj kushte më të mira jetese”, u shpreh Brajshori. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...