Rreth 80 persona deri tash kanë arritur që ta falsifikojnë vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Qeverisë për Veteranë, në tentimin e tyre që fitojnë pensionin në vlerë prej 170 eurosh.
Ata u identifikuan në momentin kur aplikuan për këtë pension në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Bazuar në informacionet e Kohavisionit, rreth 30 të tillë janë nga rajoni i Pejës, ka nga Podujeva, Gjilani dhe komunat e tjera.
Për njërin nga këta qytetarë që nuk ishte në listat e veteranëve, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë.
Sipas prokurorisë, S.H. akuzohet për veprat penale “Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Për të prokurori ka kërkuar dënim.
Gazmend Syla, që udhëheq Zyrën për veteranë, ka treguar se si u zbulua rrjeti i qytetarëve që falsifikuan vërtetimin dhe nënshkrimin e tij.
Për rastin e S.H., dhe falsifikimin ka qenë në dijeni edhe Organizata e Veteranëve të luftës, por për shkak të hetimeve, e kanë mbajtur në heshtje rastin.
Prokuroria e Shtetit tashmë ka në duar të gjitha aplikacionet e veteranëve te UÇK-së.
Një hetim të detajuar për veteranët e ka kërkuar edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
Gjatë debatit parlamentar lidhur me rezolutën e paraqitur nga Vetëvendosje për formimin e një komisioni për pastrimin e listave të veteranëve të UÇK’së, Veseli kërkoi që hetimi të nisë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së.
Ndërkohë, mbi 39 mijë qytetarë të Kosovës e Shqipërisë, që pretendojnë se janë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 24 maj kanë marrë pensionin mujor në vlerë prej 170 eurosh.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut