Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Miranda Molliqaj dhe Kosovare Pajaziti nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, folën për hulumtimin e bërë në disa komuna, për të drejtat e punëtorëve.
Molliqaj tha se hulumtimi është bërë në disa komuna te Kosovës, në mënyrë që të shohim se ku gjendet vendi ynë dhe të punësuarit e saj. Po ashtu, sipas saj, ky hulumtim ka pasur për qëllim edhe se sa e njohin punëtorët ligjin dhe se sa po aplikohet në Kosovë ky ligj i cili është në fuqi që nga viti 2010.
“Deputetët e Kuvendit të të rinjve të Kosovës u seleksionuan dhe u shpërndan në ato vende ku donim të bënim hulumtimin. Tek të anketuarit ka dominuar mosha të ndryshme dhe sipas të dhënave të anketuarit nuk janë edhe aq të kënaqur me kushtet e ofruara në punë, përshtypje e jona ka qenë se nga të anketuarit ka pasur edhe persona nën moshën 18 vjeçare, të cilët konsiderohen te mitur mirëpo gjendja e rëndë ekonomike ka bërë që ata të fillojnë punën në këtë moshë”, tha Kosovare Pajaziti.
Ajo tha se kanë informacione se rreth 80 për qind e të punësuarve në Kosovë janë të njohur me ligjin e punës në Kosovë, mirëpo nuk e din saktë se çka përmban ky ligj, nuk kanë informacione për paga, kontrata, të ardhurat e tjera si pushimet vjetore e ditore.
“Më të pakënaqurit në këtë hulumtim janë punëtorët në sektorin privat, të cilët punojnë edhe jashtë orarit të parashikuar dhe nuk kanë pagesë shtesë”, tha ajo.
Sipas saj, KRK në bazë të kësaj ankete ka ardhur në përfundim për të drejtat e punëtorëve se për festen e 1 Majit më mirë është të protestohet.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua