Më 26 gusht të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin anti-Covid, që nga ajo datë deri më sot që janë më pak se 3 muaj janë shqiptuar afër 80 mijë gjoba ndaj shkelësve të këtij ligji.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, që nga data 26,08,2020 janë shqiptuar 79 mijë e 698 gjoba ndaj shkelësve të këtij ligji.
Sipas Ligjit për Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse që u votua nga Kuvendi i Kosovës qytetarët mund të dënohen nga 35 deri ne 500 euro në rast të shkeljes së ligjit.
Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi mund të jetë 35 euro, për mosrespektim të ndalim qarkullimit 200 euro, ndërsa për mosrespektim të vetizolimit 500 euro.
Aktualisht në Kosovë janë në fuqi masa të reja anti-Covid të cilat i kanë ndarë komunat në tri zona të ndryshme.
Në zonën e kuqe janë 18 qytete si Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.
Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës e që bëjnë pjesë komunat si Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.
Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe pjesë e kësaj zone janë komunat si Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit./ln/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...