Rreth 80 mijë kosovarë në pritje të pensioneve nga Serbia

22:23 | 8 Shtator 2019
Arbresh.info

Që nga viti 1999, rreth 80 mijë personave që kanë punuar në atë kohë, u janë ndalur pensionet të cilat ende i mban Serbia. Shumë nga këta kontributdhënës nuk janë dorëzuar asnjëherë dhe ende shpresojnë se do t’i marrin pensionet.

Një prej tyre është edhe Adem Maloku.

Që një vit, Sindikata e Pensionistëve të Kosovës ka bërë gati listat me emrat e të gjithë pensionistëve, por drejtuesi i kësaj shoqate thotë se institucionet e vendit e kanë neglizhuar çështjen e tyre, raporton KTV.

Sipas Sylejman Metës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është dashur të dërgojë një kërkesë në Qeverinë serbe dhe të fillojë kompensimi ndaj këtyre personave.

Megjithatë, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë që kjo çështje ka karakter më shumë politik dhe për zgjidhjen e saj duhet angazhim ndërshtetëror, jo vetëm i këtij dikasteri.

Përndryshe, kohë më parë, Gjykata e Strasburgut kishte marrë vendim për kthimin e të gjitha pensioneve nga ana e Serbisë, megjithatë që nga atëherë nuk është bërë asgjë konkrete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme