Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bënë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e mirë të rrethit të dytë të zgjedhjeve komunale që do të mbahet në 19 komuna.
Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së, shkruan arbresh.info.
Enis Halimi nga Sekretariati i KQZ-së ka njoftuar se janë shtypur, kontrolluar dhe paketuar të gjitha listat e votuesve dhe po ashtu është bërë shtypja e listave të votuesve për komunën e Parteshit.
Po ashtu është bërë e ditur se të drejtë vote përmes postës do të kenë 6847 votues.
Në këtë mbledhje u bë po ashtu e ditur se po vazhdojnë përgatitjet edhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ku po zhvillohet trajnime me stafin dhe personelin./arbresh.info/
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...