Rreth 700 pacientë në pritje për intervenim kardiokirurgjik në QKUK

19:52 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pavarësisht se disa mjekëve nuk u pëlqeu vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, që infarkti akut në QKUK të trajtohet 24 orë në ditë, ky shërbim ka nisur të ofrohet për pacientë.

Drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë Invazive, para se të niste shërbimi 24 orësh, i kishin ardhur disa kërkesa nga kardiokirurgët për punën e orarit dhe kërkesa për kushte më të mira, raporton KTV.

Por thotë se asnjëri nuk e ka kundërshtuar këtë vendim.

Bekteshi e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm ofrimin e këtij shërbimi 24 orë pa ndërprerë, duke shtuar se i kanë në dispozicion të gjitha kushtet e duhura për të punuar.

Në listën e pritjes për intervenim janë diku rreth 700 pacientë, që pritet të kryhen deri në shtator.

Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, e ka pranuar se ndonjëri nga mjekët mund të ketë qenë i pakënaqur me orarin, por të gjithë janë të gatshëm për punë.

Pacientët e mirëpritën këtë shërbim.

Derisa drejtuesit e klinikës thonë se ka furnizim të mirë me barna, pacientët thotë se janë të detyruar të blejnë gjithçka.

Sidoqoftë, intervenimet në stentim deri tash janë kryer deri në orën 19:00 pasdite, derisa gjatë fundjavës, festave dhe orët pas këtij termini nuk janë trajtuar fare nga QKUK-ja.

Periudha kur kanë munguar shërbimet, buxhetit të shtetit i ka kushtuar mbi 2 milionë euro në vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme