Google ADS

Rreth 600 mijë mërgimtarë kanë marr pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

20:35 | 25 Gusht 2024
E.H

Deri më 31 gusht mërgimtarët do të kenë mundësi të regjistrohen si qytetarë jorezidentë në procesin e regjistrimit në Kosovë. Këtë regjistrim, ata mund ta bëjnë përmes platformës e-diaspora.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se të dhënat preliminare tregojnë se janë regjistruar rreth 600 mijë persona që jetojnë në diasporë.

Duke e vlerësuar si proces të rëndësishëm Kastrati i ka bërë thirrej mërgimtarëve që të regjistrohen, sepse është në interes të tyre dhe Kosovës për të ditur saktë numrin e atyre që jetojnë jashtë vendit.

Kastati ka thënë për RTK se ka disa kërkesa që të shtyhet afati edhe më tutje për regjistrimin e mërgimtarëve me arsyetimin se nuk kanë pasur qasje ne informacion dhe nuk janë të informuar sa duhet.

“Në aspektin teknik kjo nuk sjell problem, sepse dalim me të dhënat që janë. Por për ketë vendoset nga niveli me i lartë, nga qeveria”, ka theksuar Kastarti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme