Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj ka realizuar projektin tradicional minimaratona “ Vrapojmë me Policinë Tonë”, që është mbajtur sot, nga ora 11:00, për nderë të ‘’Dita e çlirimit të Ferizajt” .
Ky aktivitet është mbështetur nga komuna e Ferizajt dhe është përkrahur nga OJQ-të ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’ dhe ‘’Flutura Academy’’ nga Ferizaj dhe siç thuhet në njoftim aktiviteti, kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ, përcjell Arbresh.info.
Mjetet e grumbulluara nga kjo minimaratonë do tu shpërndahen disa familjeve në nevojë që do të përzgjedhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj .
Në këtë minimaratonë kanë garuar rreth 250 persona, qytetarë, pjesëtarë të policisë, pjesëtarë të FSK-së, klube sportive dhe institucione tjera, ndërsa numri i përgjithshëm i përkrahësve ishte rreth 500 persona.
Shtegu i vrapimit ishte rreth 5 km, nga palestra ‘’Bill Clinton’’ përgjatë rrugës ‘’Brahim Ademi’’ e deri te rrethrrotullimi që të dërgon tek ‘’Parku i lirisë’’ dhe anasjelltas.
Në fund të kësaj minimaratone u shpërndanë mirënjohje, medalje dhe kupa për vendet fituese./Arbresh.info
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit