Vonesat ne trajtimin e lëndëve dhe sjelljet e pahijshme të gjyqtarëve e prokurorëve, kanë bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen Zyrës së Prokurorit Disiplinor me ankesa kundër punës së tyre. Drejtori i këtij institucioni, Zef Prendrecaj, tha se të gjitha lëndët janë trajtuar dhe në disa raste është rekomanduar suspendimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, që është konstatuar se kanë bërë sjellje të pahijshme në punë.
476 është numri i qytetarëve të cilët i janë drejtuar Zyrës së Prokurorit Disiplinor në lidhje me vonesat në trajtimin e lëndëve dhe sjelljet e mundshme të pahijshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këtë e tha për Radio Kosovën drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, sipas të cilit, në disa raste është kërkuar nga Këshillit Gjyqësorë dhe ai prokurorial që të marrin masa ndaj punonjëseve të tyre.
“Këtë vit, zyra ka hapur hetime ndaj 15 gjyqtarëve dhe ndaj 5 prokurorëve. Në 10 raste, Zyra e Prokurorit Disiplinor ka gjetur se, gjyqtarët kanë kryer sjellje të mundshme e pa hijshme dhe këto raste i ka rekomanduar në procedurë disiplinore te Komisioni Disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në shtatë raste të tjera është gjetur sjellje e mundshme e pa hijshme e kryer nga prokurorët. Këto raste janë rekomanduar te Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial i Kosovës”, tha Prendrecaj.
Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, tha se pjesa më e madhe e ankesave të qytetarëve janë hedhur si të pa baza në mungesë të provave, por ai inkurajoi qytetarët që të bëjnë ankesa. Ndërsa zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj, tregoi për Radio Kosovën se çfarë masa kanë ndërmarrë ndaj gjyqtarëve, pas rekomandimeve të Zyrës së Prokurorit.
“Janë ndërmarrë gjithsej 16 vendime dhe janë shqiptuar këto masa: Lirim nga përgjegjësia janë tetë vendime. Qortim janë dy vendime. Ulje e pagës 30% nga paga mujore është një vendim. Ulje e pagës për gjashtë muaj, me 30% nga paga mujore një vendim. Suspendim është një vendim”, tha Zëdhënësja e KGJK-së Ajshe Qorraj.
Radio Kosova ka kërkuar informata edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, në lidhje me atë se si është vepruar me ato raste, kur Zyra e Prokurorit Disiplinor ka vërejtur se prokurorë të caktuar kanë pasur sjellje të pa hijshme. Mirëpo kjo e fundit nuk ka dhënë informacione. E sipas Zef Prendrecajt, Zyra e Prokurorit Disiplinor në tre raste ka kërkuar suspendimin e prokurorëve dhe një gjë e tillë është bërë nga Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës./rtk
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...