Ministria e Financave sot e shpallë të mbyllur afati për faljen e borxheve publike për personat juridik dhe fizik në Kosovë të akumuluara prej datës 31 dhjetor 2008.
Nga ligji për faljen e borxheve kanë përfituar rreth 600 mijë qytetarë. Ndërsa shuma totale e përfitimeve nga ky ligj është 400 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i zyrës për informim në ministrinë e Financave, Muharrem Shahini.
“Mendojmë se kemi pasur një sukses nga krejt kjo punë e institucioneve qeveritare dhe atyre ndërmarrjeve publike kemi afërsisht 600 mijë përfitues nga falja e borxheve. Shumica prej tyre, me përqindje mund të gabojmë po afër diku tek 80 -90 përqind janë ekonomi familjare amvisëri që kanë përfituar të tjerat janë biznese. Kemi në shumën total si mjetet buxhetore apo para që janë fal sillen rreth 400 milionë euro. Institucionet shtetërore edhe ndërmarrjet publike, velë të përmendet më së shumti kanë përfituar apo ka fal Administrata Tatimore, ku janë të përfshira bizneset po edhe ndonjë person fizik , juridik.”, tha Shahini.
Shahini ka thënë se nuk e di nëse do të ketë shtyrje të afatit për falje të borxheve pasi sipas tij ata që ishin të interesuar kanë përfituar.
Me ligjin për faljen e borxheve publike, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka trajtuar rreth 240 mijë përfitues potencial që nga kjo deri sot në afatin përfundimtarë kanë përfituar mbi 121 mijë konsumatorë. Këtë e ka bërë të ditur, Skender Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, cipas së cilit ata kanë qenë më të ndikuari nga ligji për faljen e borxheve publike.
Ai ka shtuar se interesimi i qytetarëve sa i përket përfitimit nga ligji për faljen e borxheve publike nuk ka qenë në nivelin e kënaqshëm, pasi edhe në fazën e dytë interesimi ka qenë më i mangët.
Ndërsa, Ismet Mulaj, drejtor ekzekutiv në Odën e Afarizmit të Kosovës ka thënë se do të ishte mirë që afati i ligji në fjalë të shtyhet deri në fund të vitit në mënyrë që t’u mundësohet bizneseve informacione për dobitë e ligjit.
Valentina Bytyqi, zëdhënëse e Administratës Tatimore të Kosovë, ka thënë për televizionin publik, se gjatë dy javëve të fundit është shtuar numri qytetarëve që kanë kërkuar falje të borxheve. Ajo tha se krahasuar me periudhën e parë, deri në vitin 2008, numri i aplikuarve për falje ka qenë dukshëm më i madh.
Kjo ka ndikuar pasi nuk është ditë, nëse Qeveria e Kosovës do të merr vendim tjetër për shtyrjen e afatit të faljes së borxhit publik.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...