Përafërsisht 3,500 kompani amerikane, përfshirë gjigantët Tesla dhe Ford Motor, e kanë paditur administratën e presidentit Trump në dy javët e fundit për vendosjen e taksave prej më shumë se 300 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze.
Në paditë e dorëzuara në Gjykatën e ShBA-së për Tregti Ndërkombëtare përmenden përfaqësuesi amerikan për tregti, Robert Lighthizer, dhe Agjencia për Mbrojtje Kufitare. Në ato dokumente thuhet se lufta tregtare mes ShBA-së dhe Kinës ka eskaluar përmes vendosjes së rundit të tretë dhe të katërt të taksave.
Sipas këtyre padive, të paraqitura nga një numri i madh i kompanive, thuhet se administrate Trump ka dështuar të vendosë taksa brenda periudhës së kërkuar 12-mujore dhe nuk i ka respektuar procedurat administrative, transmeton Gazeta Express.
Paditë kanë të bëjnë me taksat në dy grupe të ndara, të njohura si Lista 3 dhe Lista 4A. Në Listën 3 përfshihen taksat prej 25 për qind në rreth 200 miliardë dollarë importe, ndërsa në Listën 4A përfshihen taksat prej 7.5 për qind në mallra me vlerë prej 120 miliardë dollarësh.
Në mesin e kompanive që kanë paraqitur padi janë edhe prodhuesi i kamionëve të rëndë, Volvo Group North Amerikca, shitësi me pakicë i pjesëve të veturave, Pep Boys, dega e Lenovos në Shtetet e Bashkuara dhe prodhuesi i pajisjeve për sportin e golfit, Callaëay Golf Co.
Ndryshe, më 15 shtator, Organizata Botërore e Tregtisë vlerësoi se Shtetet e Bashkuara i kanë shkelur rregullat e tregtisë ndërkombëtare duke vendosur taksa me vlerë prej miliarda dollarësh ndaj Kinës si pjesë e luftës tregtare me fuqinë aziatike.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...