Rreth 350 persona të dëbuar dhe ekstraduar nga Kosova

17:09 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Rreth 350 persona janë deportuar dhe ekstraduar nga territori i Kosovës për në shtetet e ndryshme botërore që nga viti 2017 e deri më tash, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet kompetente në Kosovë vitin e kaluar kanë ekstraduar 44 persona nga Republika e Kosovës për në shtetet tjera apo anasjelltas. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, nga 44 personat, 25 ishin ekstradime nga shtetet tjera për në Kosovë, kurse 15 persona janë ekstraduar nga territori i Kosovës për në vendet tjera.

Aktualisht, janë edhe dy raste të ekstradimit nga Kosova në shtete tjera, tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ndërkaq, 4 ekstradime kanë qenë transit, ku Ministria e Drejtësisë ka dhënë leje për shfrytëzimin e territorit të Republikës së Kosovës./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme