Nga frika e dhimbjeve gjatë lindjes, shumë gra zgjedhin që foshnjën e tyre në jetë ta sjellin përmes lindjes me prerje cezariane.
E numri i këtyre lindjeve është në rritje. Vetëm nga janari i këtij viti deri më tani, janë kryer rreth 34 për qind e lindjeve me prerje cezariane.
Këto të dhëna i ka bërë të ditura Astrit Gashi, gjinekolo-obstetër në Klinkën e Gjinekologjisë në QKUK.
“Frekuenca e lindjeve me prerje cezarine është rritur në Kosovë. Në Kosovë aktualisht është 34 për qind e lindjeve që i bie në raport që cdo e treta grua të lind me prerje cezariane”, thotë Gashi.
Gjinekologu thotë se në krahasim me vitin e kaluar numri i lindjeve me prerje cezariane, ka shënuar një rritje për 1 për qind.
“Vitin e kaluar afërsisht shkon në 2655 lindje me prerje cezarine që i bie diku 34.2 për qind”, theksoi.
Sipas tij, lindjet me prerje cezariane janë një trend global.
“Zakonisht edhe vendet e regjionit edhe vendet e Evropës numri i lindjeve me prerje cezarine shkon duke u rritur. Poashtu edhe në vendet e regjionit kanë frekuencë të njejtë. Vendet skandinave kanë një numër shumë më të vogël të lindjeve me prerje cezariane”, theksoi ai.
Gashi, tregoi se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rekomandohet që vetëm 15 për qind e lindjeve mund të kryhen me prerje cezariane, ndërsa 85 për qind tjera janë tjera që mund të përfundojnë me rrugë natyrale me një fëmijë dhe nënë të shëndetshme.
E arsyjet që ky numër i lindjeve me prerje cezariane është në rritje, Gashi thotë se ka ndodhur për shkak të kërkesës së nënave për të lindur në këtë mënyrë, si dhe mungesa e informacionit adekuat për përparësitë e lindjes natyrale.
”Megjithatë shtimi i indikacioneve sidomos dëshira e nënës për të lindur me prerje cezariane ose përcaktimi i saj ka bërë që kjo frekucencë të rritet. Poashtu edhe mungesa e informacionit adekuat për një lindje dhe përparësitë e një lindje natyrale kanë bërë që lindjet me prerje cezariane të rriten”, tregoi Gashi.
Një arsye tjetër, sipas tij është edhe kohëzgjatja e lindjes.
“Një lindje natyrale mund të zgjasë 18 deri 24 orë, me dhimbje të vazhdueshme me stres po megjithatë përfundon mirë , ndërsa një lindje me operacion cezarian mund të zgjasë vetëm 30 min dhe për këtë arsye mendoj që gratë janë të mendimit që lindja të kryget me prerje cezariane edhe pse nuk është mendim adekuat”, tregoi ai.
Sipas tij, këto lindje preferohen të bëhen vetëm në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të nënës apo fëmijës.
“Rritja e lindjeve me prerje cezariane mund të vjen për shkak të arsyejeve mjekësore apo indikacioneve mjekesore coftë nga ana e nënës apo e foshnjës ose të dyve. Por, një indikacion tashmë i ri i cili po aplikohet mjaft shpesh është edhe dëshira e nënës për lindje me prerje cezariane. Prej indikacioneve më të shpeshta të nënës që mund të përcakohet për lindje me prerje cezariane , janë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive , eshtrat pelvike jo të përshtatshme për lindje, një foshnje e madhe”, thotë më tej gjinekologu./ EkonomiaOnline
Koha e keqe dhe ndikimi direkt në rritjen e shtrëngimeve të ...
Komandanti i KFOR-it dhe presidentja Osmani flasin për situa...
Pse nuk duhet ta teproni me konsumimin e qumështit, studiues...
The Guardian largohet nga platforma X e Elon Musk
Facebooku mbetet rrjeti social më i popullarizuar në botë
Vrasja e dyfishtë në Klinë, Elezaj: Na tronditi e preku thel...