Rreth 35 mijë kosovarë ia kanë dhënë lamtumirën Kosovës gjatë vitit të kaluar. Ata kanë hequr dorë nga vendlindja e tyre në kërkim të një jetë më të mirë në shtetet e huaja. Shumica e tyre e kanë braktisur vendin shkaku i bashkimit familjar dhe gjetjes së një vendi pune.
Kosova po vazhdon të braktiset nga shtetasit e saj për cdo vit. Madje, krahasuar me vitin 2018, numri i atyre që kanë marrë rrugën për në shtetet e huaja ka shënuar rritje.
Shumica e tyre ishin emigrantë legal, derisa arsyet kryesore pse ata hoqën dorë nga vendlindja po del të jenë bashkimi familjar, martesat dhe gjetja e një vendi pune.
“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2019 është vlerësuar të jetë gjithsej 34,911 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2019 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj”, thuhet në raportin e ASK’së.
Bazuar në këtë raport, më së shumti qytetarë kanë ikur nga Gjilani, Suhareka, Malisheva, Vushtrria, Rahoveci e Gjakova.
Vetëm nga këto komuna kanë dal jashtë vendit rreth 15 mijë persona.
Por, përvec atyre që e lanë Kosovën e shkuan për të jetuar në vende të huaja, të tjerë ndërruan vendbanimin.
Sipas këtij raporti, mbi 9 mijë kosovarë ndërruan qytetin ku jetonin. Arsyet kryesore për këtë kanë qenë martesat që janë realizuar gjatë 2019’ës.
“Numri i personave që kanë ndërruar vendbanimin nga komuna e mëparshme (nga një komunë në komunë tjetër-brenda Kosovës) është vlerësuar të jetë gjithsej 9,132 banorë (bazuar në trendin e martesave, lëvizjet në periudhën 5 vjeçare: 2005-2010 të nxjerra nga baza e regjistrimit të popullsisë si dhe numrin e nxënëseve që kanë ndërruar komunën e vendbanimit rezident)”, thuhet në raport.
E për dallim prej atyre që braktisën Kosovën, rreth 6 mijë persona e zgjedhën Kosovën që të banonin. Në këtë numër janë përfshirë të kthyerit / riatdhesuarit, numri i azilkërkuesve të Kosovës që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë, si dhe te gjithë ata persona qe kane leje qëndrimet më shumë se një vit qëndrimi në Kosovë.
“Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), komuna, UNHCR, IOM. të dhënat nga disa komuna, te dhënave nga disa institute statistikore dhe te dhënat nga databaza e Eurostatit numri i imigrantëve në Kosovë, gjatë vitit 2019 ishte gjithsej 6,066 banorë”, ka bërë të ditur ASK’ja.
Ndryshe, në fillim të këtij viti, Instituti EPIK ka publikuar një raport për migrimin e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë në një periudhë 10 vjeçare.
Sipas një hulumtimi të EPIK, rreth 1,249,706 (44%), qytetarë janë larguar nga Shqipëria e Kosova në periudhën 2008-2018.
“Viteve të fundit diskursi publik në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian është dominuar nga raportimet dhe debati publik për shkallën e emigrimit të qytetarëve nga rajoni i Ballkanit. Në mënyrë që të kontribuojmë që ky diskurs të jetë sa më i informuar, Instituti EPIK ka ndërmarrë hulumtimin e radhës, për të kuptuar ndikimin real të emigrimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së gjatë periudhës 2008- 2018”, thuhet në raportin e këtij instituti.
Në këtë listë, prin Shqipëria për t’u renditur e dyta Kosova me 529.647 (30%) qytetarë të larguar nga vendi.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...