Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se deri më sot ka pranuar 800 ankesa ndaj zyrtarëve policorë, ku 300 prej tyre janë hetuar penalisht.
Kështu ka njoftuar Kushtrim Hodaj, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në IPK, i cili shtoi se nga këto ankesa, 32 zyrtarë policorë janë suspenduar, kurse janë arrestuar 18.
“Ne edhe këtë vit edhe pse pandemia, kemi pranuar numër të njëjtë të ankesave. Kemi pranuar 800 ankesa ndaj punonjësve të policisë ku një pjesë e tyre janë cilësuar si shkelje administrative dhe mbi 300 janë hetuar penalisht nga Inspektorati Policor”, ka thënë ai.
“Deri më tani rezulton që janë arrestuar diku 18 punonjës të Policisë dhe janë suspenduar 32 të tjerë. Sa i përket zhvillimit të planit operativ për zbatimin e masave nga ana e Policisë, gjatë monitorimit, ekipet tona kanë hasur në disa parregullësi dhe është kërkuar suspendimi i 6 punonjësve të Policisë”, ka thënë ai për eo.
Hodaj ka shtuar se kanë pranuar po ashtu disa ankesa sa i përket qasjes selektive të zyrtarëve policorë në raport me qytetarët për respektimin e masave kundër pandemisë.
Ai po ashtu ka folur për përleshjen mes dy qytetarëve dhe zyrtarëve policorë në Ferizaj për të cilën tha se këta të fundit nuk i kanë tejkaluar kompetencat e tyre.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...