Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes ministres së kulturës Vlora Dumoshi dhe kryetarit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku për mbështetjen e projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëmet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku tha se ky projekt ka rëndësi të madhe dhe do ti japin pamje krimeve serbe. Ai po ashtu tregoi se në këtë projekt pritet të jenë rreth 300 histori gojore të të mbijetuarve të masakrës, raporton Arbresh.info.
“BKK projekti për të mbietuarat e masakrës është pjesë thelbësore, do ti japin pamje të drejtpërdrejt pamje atyre që panë masakrën nga forcat serbe. Për dëshmitë e luftës së fundit në Kosovë. Pritet të jenë rreth 300 histori gojore të të mbijetuarve të Krushës së Madhe. Kjo do të kontribuoj në njohuri të madhe dhe në prova historike. Ambasada amerikane dhe MKRS kanë mbështetur financiarisht.”, tha Gajraku.
Ndërsa, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se e mirëpret një nismë të tillë si ky projekt dhe po ashtu ajo falënderoi secilin banorë të Krushës së Madhe të cilët janë të gatshëm të rrëfejnë.
“Maskara e Krushës së madhe është një ndër masakrat më mizore të vitit 99. Ky projekt është një nismë për të nxjerrë në dritë atë që ka ndodhur. si ministre e kam mirëpritur këtë hap serioz të Bibliotekës Kombëtare. Njësoj ka përkrahur edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë. Falënderoj secilin krushjanë qe do të pranoj ti bëjë ballë rrëfimeve” tha Dumoshi.
E, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se e përkrah pa rezervë këtë nismë dhe shpreson se një nismë e tillë të zgjerohet në të ardhmen.
“Ka nga ata banorë të Krushës që vdiqën pa e rrëfyer ndonjëherë tregimin e tyre. Nuk i thirri askush. shumë nga ta janë zhdukur e në mesin e tyre edhe Profesori Ukshin Hoti. Unë si kryetarë e përkrah pa rezervë këtë projekt. I bindur se krimi dhe gjenocidi serb do të ruhet dhe të mësohet mirë se çfarë hoqëm deri sa erdhëm te liria. Ky projekt është nismë që duhet të zgjerohet”, tha Latifi.
Ndryshe, fshati Krushë e Madhe ishte dëshmitar i njërës prej tetë masakrave më të mëdha të Kosovës, ku gjatë tre ditëve sa zgjati masakra u vranë dhe masakruan 241 persona, 64 prej të cilëve janë ende të zhdukur. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...