Google ADS

Rreth 30 mijë vëzhgues monitorojnë procesin

06:15 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 30 mijë vëzhgues që do të monitorojnë Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Të premten KQZ akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim:

160 vëzhgues nga 8 Ambasada,

301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare,

8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore,

3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës),

1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor,

468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe

36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme