126 ankesa janë paraqitur ndaj gjyqtarëve dhe 71 ndaj prokurorëve gjatë vitit 2023, ndërsa sfidë mbetet mosinformimi i duhur i qytetarëve për të adresuar ankesë. Kështu u tha në konferencën “Sfidat e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, të organizuar nga Lëvizja FOL, me ç’rast u prezantuan gjetjet e raportit “Informimi dhe perceptimi i qytetarëve lidhur me paraqitjen e ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Aty u tha se 54 për qind e qytetarëve janë të painformuar se çka mund të ankohen ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa 28 për qind kanë njohuri se ku të paraqesin kërkesat e tyre.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paraqiti disa ndryshime në draftin aktual të projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tha se ndryshimet vazhdojnë të jenë në fazën e gjetjeve.
“Ky ligj ka për qëllim që të forcojë rolin e disiplinës së gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe rritjen e përgjegjësisë, për të krijuar një konsistencë. Është shtuar baza se prokurorët kanë pasuri të paluajtshme me vendim të gjykatave, do të bëhet paneli nga 5 anëtarë nuk do ketë më panele ad-hoc por të qëndrueshme që funksionojnë në mënyrë të vazhdueshme”, tha Haxhiu.
Tutje, Haxhiu tha se në rast të shkeljeve të detyrave në vendin e punës apo keqpërdorimeve, ky ligj parasheh ndëshkime ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve përfshirë edhe ulje të pagës.
Albana Hasani nga Lëvizja FOL, bëri prezantimin e gjetjeve nga raporti, Informimi dhe perceptimi i qytetarëve lidhur me paraqitjen e ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve të prokurorëve.
“53 për qind e qytetarëve janë të vetëdijshëm se mund të paraqesin ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa 47 për qind të pavetëdijshëm. 126 ankesa janë paraqit ndaj gjyqtarëve dhe 71 ndaj prokurorëve gjatë vitit 2023. 54 për qind e qytetarëve janë të pa informuar se çka mund të ankohen ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. 28 për qind kane njohuri kompetente se ku të paraqesin kërkesat e tyre. 72 për qind të pa informuar. 42 për qind të qytetarëve e kanë vlerësuar si procedurë të vështirë paraqitjen e ankesave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve”, u shpreh Hasani.
Gjithashtu Lëvizja FOL, bëri një rekomandim ndaj Këshillit Prokurorial të publikoje formularin në faqen zyrtare si ndihmesë për qytetarët qe të kenë qasje më të lehtë për ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Niman Hajdari, nga Institucioni Avokati i Popullit, tha se në vitin 2023 është rritur pak numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë te Avokati i Popullit.
“Ligji aktual ua mundëson qytetarëve që ankesat t’i dërgojnë ankesa avokatit të popullit. Në vitin 2021, 12 ankesa ka pranuar avokati i popullit, 2023 vërehet një rritje e vogël e parashtruar nga qytetarët. IAP ka pas një bashkëpunim të mirë, sfiduese për AP është se ligji nuk është harmonizuar me institucionin e AP”, tha Hajdari.
Nicola Scaramuzzo, nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se duhet kushtuar rëndësi të madhe shoqërisë civile, marr parasysh faktin për ndikimin e tyre në shoqëri.
“Kushtuar më shumë rëndësi shoqërisë civile, sepse ata janë që mund të tregojnë se institucionet duhet të jenë llogaridhënëse. Duhet të kenë kapacitete të ndjekin dhe të angazhohen autoritetet në një dialog, është e rëndësishme që shoqëria civile ta bëjnë këtë”, tha ai.
Gjithashtu ai rekomandoi që të përdoren kompani profesionale për hulumtim rreth këtyre anketimeve.
“Kur i investoni qytetarët eshtë mirë të bëni dallime ata qe kanë pasur përvoja me sistemin gjyqesor dhe ata që nuk kanë pasur përvojë, apo kanë në konsideratë të lartë të ndjekin standarde dhe narrativa që do të jenë kritike. Do tentoja të rekomandoja të përdoren kompani profesionale të hulumtumit që të arrijë tek më shumë njerëz. 430 qytetarë janë përgjigjur në raportin tuaj numri më i madh do ndikojë edhe në vendime politike”, tha Scaramuzzo.
Gëzim Shala, hulumtues i lartë ligjor nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se problemi i parë në lidhje me këtë ligj është një arbitraritet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, kurse problemi i dytë ka të bëjë me një qasje selektive ndaj tyre.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka një mungesë të vullnetit për të punuar me këtë ligj. Kjo ka ndodh edhe si arsyeje e mos reagimit të Institucionit të Avokatit të Popullit. Raporti ka një rëndësi shumë të madhe dhe bën një plotësim. Strategjia për sundim të ligjit e ka pa si nevojë për të rrit vetëdijen e qytetarëve për ligjin disiplinor ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. IKD-ja ka monitoru zbatimin e këtij ligji, për shkeljet që janë gjet ne kemi bë ankesa për të parë së ku janë problemet”, tha Shala./eo
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë