Google ADS

Rreth 20 mijë persona u kurorëzuan vitin e kaluar në Kosovë

12:41 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Rreth 20 mijë persona janë kurorëzuar gjatë vitit 2019 në Kosovë.

95% e tyre kanë vendbanim të përhershëm Kosovën, ndërsa 5% e tyre jetojnë jashtë Kosovës, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019” të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Aty thuhet se numri i kurorëzimeve të kryera gjatë vitit që lamë pas në Kosovë është saktësisht 18757.

“Në vitin 2019 janë regjistruar gjithsej 18757 kurorëzime, prej tyre në Kosovë janë regjistruar 17712 apo 94.4 % ndërsa jashtë Kosovës janë regjistruar 1045 apo 5.6 % të kurorëzimeve. Sipas të dhënave të të kurorëzuarve që si vendbanim të përhershëm kishin Kosovën dhe ishin kurorëzuar në Kosove ishin 16773 të kurorëzuar apo 94.7 % ndërsa jashtë Kosovës e që si vendbanim të përhershëm kishin Kosovën janë regjistruar 939 të kurorëzuar apo 5.3 % “, thuhet në raport.

Ndërsa mbi 20% e të gjithë të kurorëzuarve kanë zgjedhur shtete jashtë Kosovës si vend të solemnitetit të kurorëzimit.

“Një numër i konsiderueshëm i kosovarëve që jetojnë jashtë Kosovës kishin përzgjedhur Kosovën si vend të solemnitetit të kurorëzimit. Prej gjithsej 1180 raste të kurorëzuarave 939 apo 79.6 % si vend për kryerjen e solemnitetit të kurorëzimit kishin përzgjedhur Kosovën ndërsa 241 apo 20.4 % ishin kurorëzuar jashtë Kosovës. Këto të dhëna kryesisht ndërlidhen me qytetarët e Kosovës që kanë dy nënshtetësi”, thuhet më tej në raport.

Ndërsa mosha mesatare e të martuarve ishte 29.5 vjeç, ndërsa Prizreni është vendi me më së shumti kurorëzime.

“Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.5 vjeç. Mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç ndërsa mosha mesatare e femrave 28 vjeç. Komuna e Prizreni zë vendin e parë në Kosovë me 1646 apo 8,8% kurorëzime sipas vendbanimit të përbashkët të bashkëshortëve, pastaj vjen Prishtina 1364 apo 7.3 % ndërsa në vendin e tretë gjendet Ferizaji me 1123 apo 6.0% etj”, thuhet në raport.

Aty thuhet gjithashtu se 92.5 % e meshkujve të kurorëzuar nuk kanë qenë asnjëherë të martuar më parë po ashtu 96.0 % e femrave nuk kanë qenë asnjëherë te martuara./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme